Estonia ka dëbuar nga shteti i tyre një diplomat rus gjatë ditës së sotme,
Sipas një njoftimi, kjo është bërë për t’u solidarizuar me Çekinë e cila i ka dëbuar 18 diplomatë rusë, të dyshuar për shpërthimin e ndodhur në një depo municionesh ushtarake në Verbeticë më 2014, ku u vranë dy persona.
“Sot Estonia dëboi një diplomat rus në solidaritet me Republikën Çeke pas shpërthimit të vitit 2014 në Vrbetice. Një veprim i tillë i Rusisë shkel ligjin ndërkombëtar, minon sigurinë dhe stabilitetin evropian dhe është i papranueshëm”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Estonisë.