Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Ohër për të marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialog.
Ai do të jetë pjesë e një paneli ku do të flitet për sfidat dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja e Hercegovina.
Para se të marrë pjesë në diskutimet e këtij forumi ai është duke zhvilluar takime bilaterale me zyrtarët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
Ai aktualisht është në një takim me Tanja Fajon nga Parlamenti Evropian, derisa është i shoqëruar nga Prindon Sadriu që është i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni të Veriut.