Partia Socialdemokrate që nga 21 maji ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin me moton “Të Falen Gjobat e Pandemisë”, për qytetarët.
Tash e 15 ditë, kjo parti ka mbledhur nënshkrime në disa komuna të Kosovës.
Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, në një prononcim për Sinjalin bëri të ditur se deri më tani janë mbledhur rreth 8 mijë nënshkrime.
Po ashtu, Kuçi bëri të ditur se nga dita e hënë, aksioni do të vazhdojë edhe në komuna tjera.
“Rreth 8 mijë nënshkrime janë grumbulluar gjithsej. Nga e hëna jemi prap nepër qytete të tjera”, ka deklaruar Kuçi për Sinjalin.
Kujtojmë që PSD synon që t’i mbledhë 10 mijë nënshkrime në mënyrë që të dorëzojë në Kuvendin e Kosovës projektligjin për faljen e 200 mijë gjobave ndaj qytetarëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.