V.M. i moshës 34 vjeçare ka vdekur sot në Prizren si pasojë e kontaktit me rrymën.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se viktima është nga Seniku i Malishevës.
Bytyqi shtoi se dje viktimën e kishte zënë rryma dhe sot janë njoftuar nga Spitali i Prizrenit se i njëjti ka vdekur.
“Me datën 12.10.2024, rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.M. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrulla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike”, ka thënë Bytyqi.