Rreth orës 2 pas mesnatës, polici Sakda u zgjua dhe vërejti se aparati i klimës në dhomën e vajzës së tij ishte i lëshuar.
Vajza e tij nuk ndodhej në shtëpi, gjë që e nxiti burrin me profesionin e policit që të shikonte nga dritarja e dhomës, ku pa një persona të panjohur në shtratin e vajzës, shkruan mediumi lokal tajlandez, Kom Chad Luek.
Polici kërkoi përforcime nga kolegët dhe më pas e thërret me zë të lartë hajnin për ta zgjuar nga gjumi i thellë.
Ndonëse i panjohuri gjumash nuk vodhi asgjë nga shtëpia e policit, kundër tij u ngrit aktakuzë për thyerjen e shtëpisë dhe hyrjen me forcë në pronë të huaj.