Një rast i rëndë ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, një trevjeçar është lënduar rëndë si pasojë e rrëzimit të rrethojave të një objekti.
Siç bënë të ditur policia, atë e kanë zënë rrethojat dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarr veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit.
“Janë bërë ekzaminime në vendin e ngjarjes, përderisa në konsultim me prokurorin kujdestar nën dyshimin e veprës penale iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” për procedura të mëtejme hetimore”, ka thënë policia.
Ndërkaq, nga mjeku kujdestar në Emergjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dr.Naser Syla, është konfirmuar se po bëhen ekzaminimet e nevojshme për të vendosur lidhur me tretmanin e mëtutjeshëm.
Syla ka treguar se gjendja e tij është e rëndë.
“Gjendja është e njëjtë, e rëndë. Po presim që ta realizojmë edhe një ekzaminim tjetër dhe pastaj të vendosim çfarë tutje lidhur me tretmanin e mëtutjeshëm”, tha Naser Syla.