• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

E vrau vëllaun e gruas 18 vite burg për dorasin

19/04/2021 - 12:24:07
E vrau vëllaun e gruas 18 vite burg për dorasin

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 18 vite burgim të akuzuarin për vrasjen e vëllait të bashkëshortes së tij në vitin 2014, Ekrem Junuzin.

Aktgjykimi është shpallur të hënën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili, sipas të cilit Junuzi për vrasje të rëndë është dënuar me 17 vite burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje është dënuar me 1 viti e gjashtë muaj burgim.

Lexo më shumë

“Hakmarrja” e Putinit ndaj Ramës! Dëbohet diplomatja shqiptare

Moska në alarm: Azerbajxhani me hapat e fundit drejt NATO-s

November 11, 2025
9
KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare

KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare

November 11, 2025
6

Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënim unik prej 18 vitesh, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim prej 8 marsit 2014, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Atij i është konfiskuar edhe arma me të cilën e ka kryer veprën penale, si dhe 10 fishekë.

Po ashtu, i akuzuari Junuzi është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 200 euro, si dhe shumën prej 50 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit, në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ndryshe, kjo është hera e tretë që shkalla e parë shpall aktgjykim ndaj Junuzit.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 25 shtator 2017, Junuzin e kishte shpallur fajtor për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje dhe të njëjtin e kishte gjykuar me 25 vjet burg efektiv.

Mirëpo, pas ankesës së mbrojtjes së Junuzit, në shkurt të vitit 2018, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë çështje në rigjykim, mirëpo edhe pas rigjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 10 qershor 2019, Junuzin sërish e kishte shpallur fajtor.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për vrasje të rëndë Junuzi ishte dënuar me 24 vjet burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje me një vit e gjashtë muaj burgim, kurse, 25 vjet burg kishte qenë dënimi unik i shqiptuar ndaj tij nga gjykata.

Ndërsa, Gjykata e Apelit më 31 tetor 2019, kishte nxjerrë vendim me të cilin për herë të dytë e kishte anuluar aktgjykimin dënues të nxjerrë në shkallë të parë dhe këtë çështje penale e kishte kthyer sërish në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit të Apelit, rezulton se vendimi i nxjerrë në shkallë të parë ishte i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave penale, dispozitivi i aktgjykimit është i paqartë, i pakuptueshëm dhe në kundërshtim me vetveten.

Ekrem Junuzi akuzohet se më 8 mars të vitit 2014, në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshorten e tij, e ka privuar nga jeta vëllain e saj, Bastri Krasniqi.

Sipas aktakuzës, Junuzi pasi që ka tentuar të gjej zgjidhje për këto mosmarrëveshje me Bastri Krasniqin, vëllain e bashkëshortes në një kafiteri të Prishtinës, ku prezent kanë qenë edhe djali dhe vëllai i të pandehurit dhe derisa të njëjtit ishin duke u kthyer nga kafiteria, më të arritur tek shtëpia e vëllait të Junuzit, i pandehuri ka dalë nga vetura e tij dhe iu ka afruar veturës së djalit të tij ku gjendej Bastri Krasniqi, ka hapur derën e veturës dhe me dashje që ta privoi nga jeta e ka shtënë tre herë me armë zjarri, në drejtim të tashmë të ndjerit, në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e këtyre të shtënave, Krasniqi kishte mbetur i vdekur, derisa një plumb e kishte goditur në këmbë edhe vëllain e tij, Fejzi Junuzin, të cilit i është shkaktuar lëndim i rëndë trupor.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

“Hakmarrja” e Putinit ndaj Ramës! Dëbohet diplomatja shqiptare
Lajme

Moska në alarm: Azerbajxhani me hapat e fundit drejt NATO-s

November 11, 2025
9
KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare
Lajme

KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare

November 11, 2025
6
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Suspendohen katër policë në Podujevë, i keqtrajtuan dy qytetarë – njëri i mitur

November 11, 2025
8
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

November 11, 2025
8
Christopher Hill tregon në Hagë se kush deshti ta vriste Hashim Thaçin dhe pse?
Lajme

Christopher Hill tregon në Hagë se kush deshti ta vriste Hashim Thaçin dhe pse?

November 10, 2025
4
Hill: Kontaktin e parë me UÇK-në e kisha me Xhavit Halitin në verën e ’98-ës
Lajme

Hill: Kontaktin e parë me UÇK-në e kisha me Xhavit Halitin në verën e ’98-ës

November 10, 2025
11
Next Post
Varroset 27-vjeçari, dajli i hastretit që u vra në Mitrovicë

Varroset 27-vjeçari, dajli i hastretit që u vra në Mitrovicë

Më të fundit

  • Moska në alarm: Azerbajxhani me hapat e fundit drejt NATO-s
  • KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare
  • Suspendohen katër policë në Podujevë, i keqtrajtuan dy qytetarë – njëri i mitur
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi