Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunës në familje ka ndodhur pasditen e së hënës në Prishtinë.
Sipas njoftimit, është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se e ka rrahur babanë e tij.
Policia bën të ditur se i dyshuari ka probleme psikike dhe është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë, por që i njëjti ka refuzuar të qëndrojë aty.
Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.