Mjeku-ligjori, Arsim Gërxhaliu, ka ndarë nga përvoja e tij raste që dëshmojnë se dhuna fatkeqësisht nuk është e prerë vetëm në një moshë, por ajo prek krejt moshat.
Një nga rastet në përvojën e tij të gjatë e që e ka ndarë, është i dhimbshëm. Flet për një viktimë të dhunës seksuale ku viktima ishte një fëmijë e dhunuesi një krijesë me krejt parametrat i çmendur.
“Çdo rast është përvojë e hidhur, përvoja më e hidhur është në Institutin e Vjetër, pas luftës, 2003 apo 2002, kemi pas një rast fëmijë të moshës 4-vjeçare e abuzuar seksualisht, do të thotë e kryer në anus, dhe shqyerje, të them, komplet të anusit.
Me gjakderdhje e kanë sjellë te ne, e kemi marrë në dorë dhe jemi nis për gjinekologji dhe i kemi thirrë kolegët: përgatiteni sallën për me bo qepjen. Ka qenë një, mos të them…, ku krejt kemi qajtë, kirurgët edhe gjinekologët, edhe ne të mjekësisë ligjore, na kanë shpëtuar lotët prej dhimbjes të cilën e kemi parë”.
InDoks në këtë episod do të sjellë rrëfime të atyre që i mbijetuan një dhune të paparë brenda familjes, avokatëve që i mbrojnë familjet e të vrarëve. Përfaqësues të shoqërisë civile që e ngrenë zërin kundër dhunës dhe jo vetëm. Si dhe mjekë që tregojnë se deri ku shkon çmenduria njerëzore.