Matjet e Ambasadës Amerikane në Kosovë bëjnë me dije se komuna e Drenasit e ka ajrin më të ndotur për momentin në vend, shkruan Insajderi.
Sipas matjes, shkalla e ndotjes është 156 apo e pashëndetshme.
Me zbritjen e temperaturave në vendin tonë, tash e disa vite shkalla e ndotjes së ajrit është shumë e lartë. Ky problem është diskutuar tash e sa kohë mirëpo nuk janë marrë masa konkrete.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se si shkak i ndotjes së ajrit, të dhënat na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyra, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.