Pas tri vitesh nga ngjarja që tronditi opinionin, sot në Pejë u mbajt seanca e parë gjyqësore për rastin kur një foshnje përfundoi në lavatriçe brenda Spitalit të qytetit.
Ngjarja ndodhi në vitin 2022, kur foshnja u fut bashkë me çarçafë në lavatriçen e spitalit.
Isa Avdija, gjyshi i foshnjës, në emisionin “Kosova Today” Klan Kosova, rrëfen me lot në sy se askush nga prokuroria apo gjykata nuk e ka ftuar për deklaratë, përveç policisë, dhe akuzon stafin mjekësor për neglizhencë.
“I kom pyet a me ardh me pa foshnjën, më kanë thanë jo se ka rregullore. Kanë shku bashkëshortja dhe kunata e vajzës sime dhe e kanë gjetë foshnjen e vdekur mbi një çarçaf të bardhë. Kur shkova me marrë kufomën, një orë e gjysmë prita… e kuptova që diçka s’po shkon. Pastaj e mora vesh që e kishin bërë fëmijën copa-copa. E thirra dhëndrrin, i thashë: ‘s’ka varrim’”, rrëfen ai.