Donika Bajraktari, nga Vitia humbi jetën nga Covid 19. Ajo solli në jetë djalin e saj.
Erdhi në Klinikën Gjinekologjike për ta sjellë në jetë fëmijën e saj.
Ishte ende herët për të lindur, por te Donika Bajraktari, e prekur me Covid 19 u shfaqen telashet në frymëmarrje.
Për këtë arsye, mjekët vendosen që lindja të bëhet përmes operacioni në javën e 34 të shtatzënisë.
Por pas lindjes, gjendja shëndetësore e Donikës nga Vitia u përkeqësua edhe më shumë.
Ajo ishe e prekur nga Covid-19 dhe menjëherë u dërgua në Klinikën e Mjekësisë Sportive për të vazhduar trajtimin për virus.
Artan Ahmeti drejtor i Mjekësisë Sportive tregoi për gjendjen e pacientes ditën kur ajo u soll këtu.
Sipas Ahmetit gjendja e saj ka ndryshuar 4 prill ku më pas është dërguar në Intensiven e Covidit në Klinikën Interne ku edhe ndërroi jetë.
SHSKUK-së në një përgjigje për T7 kanë njoftuar për vdekjen e Donikës, duke përmendur në këtë rast edhe angazhimin maksimal të mjekëve për t’i dalë në ndihmë nënës që megjithatë humbi jetën Covid-19.