Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka shtyrë drejtë vetëvrasjes një vajzë të mitur
Sipas policisë vajza e mitur është gjetur e alivanosur në rrugë pasi që dyshohet se ka konsumuar medikamente për t’u vetëvrarë.
Ajo më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:30 në Prishtinë.