Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident mëngjesin e sotëm në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka treguar se aksidenti ka ndodhur në ora 08:30 është dhe kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.
Njësia rajonale e trafikut ka dale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.