Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinovc, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një këmbësor, 7-vjeçar, ka vdekur”.
“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinoc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”, tha Flora Ahmeti për Reporterin.
Po ashtu ajo tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit audi dhe një këmbësor, gjersa shtoi se ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në Insittutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë. Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Insittutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, u shpreh Ahmeti.