Një 52-vjeçar është vetëdjegur me benzinë mëngjesin e sotën në dalje të fshatit Strorë n? Skrapar,ku edhe jetonte. Abaz Zylyftari mësohet se ka dalë herët nga banesa dhe është nisur në drejtim të qytetit të Skraparit. Rrugës ai ka blerë një bidon me benzinë, e ka hedhur në trup dhe i ka vënë flakën vetes.
Trupi i djegur i 52-vjeçarit Zylyftari është gjetur nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë.
Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se 52-vjeçari ishte babai i 4 fëmijëve dhe prej kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.Trupi i pajetë është transportuar në Morg për autopsinë mjeko-ligjore.