Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Kamzës, në Tiranë, ku një burrë në moshë ka plagosur gruan e tij me tikë.
Raportohet se në momentin që shërbimet e policisë janë afruar për të hyrë në banesën e çiftit, i dyshuari Ndue Prenga, 73 vjeç, sapo i ka parë ka tentuar të largohet, por falë ndërhyrjes së shpejtë është arrestuar.
I moshuari dyshohet pas një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.