Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit nga koronavirusi pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të tretë.
E reja nga Vloçishti i Korçës ishte e shtruar në këtë spital dhe ndodhej në intubim prej dy ditësh.
Nuk dihet ende nëse e ndjera ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.