BalkanWeb mëson se 27-vjeçari i cili u aksidentua sot me zetor në Korçë po transportohet tek Trauma në Tiranë.
Presa e zetorit i preu të dyja këmbët 27-vjeçarit në fshatin Porodinë dhe situata e tij paraqitet shumë e rëndë prej hemoragjisë.
Ditën e sotme A.M, po punonte arën në fshatin e tij në Porodinë kur pësoi aksidentin që e la me plagosje të rëndë.