Një 17 vjeçar është therur me thikë derisa po udhëtonte me autobus në Prishtinë, saktësisht në rrugën Agim Ramadani
Policia ka bërë të ditur se 17 vjeçari është dërguar për të marr tretmanin mjekësor, derisa hetimet kanë filluar për ta zbuluar se pse erdhi deri te ky rast, shkruan Reporteri.net
Zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për Reporterin rastin e rëndë ku një 17 vjeçar u ther derisa udhëtonte me autobus.
“Rreth orës 17:00 është raportuar një rast Lëndim Trupor ( therje me thikë) në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (mashkull rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rethanave që lidhen me rastin,” ka thënë zëdhënsja e Po