Një kosovar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Londër. Bëhet fjalë për Flamur Beqirin nga qyteti i Ferizajt, i cili jetonte në Battersea.
Policia e Londrës i ka nisur hetimet mbi rastin e kësaj vrasje që ndodhi në festën e Krishtlindjes, transmeton Gazeta Sinjali.
Beqiri raportohet se u vra në prag të shtëpisë së tij dhe ishte 36-vjeçar.
Vrasjen e Flamur Beqirit, i cili njihej me emrin artistik Alex, si producent i afirmimit të artistëve, e kanë bërë të ditur edhe familjarët e tij në Kosovë përmes rrjeteve sociale.
Fqinjët përshkruanin ngjarjen se dëgjuan zhurmë armësh të ndjekura nga një grua që bërtiste për ndihmë.
Vittoria Amati, 60 vjeçare tha se ishte duke shikuar televizion kur dëgjoi të shtënat.
”Ndodhën njëra pas tjetrës, shumë shpejt. Kishte midis 8 deri në 10 prej tyre”, është shprehur ajo për mediat e huaja