Një tregtar shqiptar i drogës u arrestua pasditen e djeshme nga policia italiane në Ancona, teksa po patrullonin kundër lëndëve narkotike.
Djali ishte në bordin e makinës së tij luksoze ndërsa dyshohej se ishte afër një qendre tregtare, duke pritur dorëzimin e kokainës.
Policia konfirmoi për mediat lokale se shqiptari mbante në bordin e makinës edhe djalin e tij të mitur.
Brenda makinës, ishte krijuar një hapësirë për transportimin e drogës, brenda së cilës u gjet një pako kokainë kristale me peshë rreth 2 kg.
Pasi të “pritej”, kokaina do të arrinte një peshë katërfish me një vlerë tregu prej rreth 8 mijë euro.
Përveç lëndës narkotike, policia sekuestroi edhe 700 euro, të cilat konsiderohen të ardhura nga shitja e drogës.
Burri u dërgua në burg në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.