Ishte një prej njerëzve që më së shumti i kishte sulmuar ish-krerët e PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Por, ish-zëvendësi i Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiu, i cili e kishte mbështetur PDK-në e Prishtinës në zgjedhjet e sivjetme lokale, po shtyhet nga një grup i rëndësishëm brenda degës së PDK-së në Prishtinë për nënkryetar të kryeqytetit.
Emër tjetër që po lakohet brenda PDK-së për të marrë përgjegjësi në bashkëqeverisje në komunën e Prishtinës është edhe Donjeta Sahtçiu si Drejtoreshë e Arsimit.
Sahatçiu, sipas burimeve brenda degës së PDK-së në Prishtinë, ka punuar me Dardan Sejdiun dhe Shpend Ahmetin në komunën e Prishtinës, por këtë informacion Demokracia.com nuk ka arritur ta konfirmojë.
Pas Sahatçiut, emri për Drejtor të Shërbimeve Publike po i lakohet edhe Ilirik Musliut, i cili është një prej asamblistëve më të votuar në Prishtinë.
Drejtoria e Kulturës po përflitet se mund t’i besohet Besiana Musmuratit, e cila njihet për kontributin e saj si pjesë e PDK-së.
Ndërsa, PDK-ja e Prishtinës mësohet se ende është në kërkim të emrave për drejtorë të Bujqësisë dhe Sportit.