Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se përplasja e para pak minutave në Kuvendin e Kosovës u shkaktua për shkak të disa ofendimeve që shkuan në drejtim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.
Pastaj, Kusari-Lila tha se kanë reaguar ministrat tjerë për t’i dalë në mbrojtje Gërvallës.
“Pati ofendime ndaj ministres Gërvalla. Pati shkëmbim të fjalëve pastaj reaguan edhe ministrat sepse gjuha ishte shumë e ulët”, tha Kusari-Lila për express.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas reagimit të ashpër të deputetëve të opozitës ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.
Pasi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta pauzë, duke u larguar deputetët nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar tollovi