Mësimdhënësi i gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri, Hysen Ademi, po akuzohet nga një nxënëse e kësaj shkolle për sulm seksual. Ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve si dhe është suspenduar përkohësisht nga shkolla.
Ademi ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka vendosur të ia pezullojë statusin e anëtarit
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga qendra e VV’së në Vushtrri.
“Pas raportimeve të medieve për ngacmim seksual të dy nxënëseve të Gjimnazit “Eqrem Çabej”, nga mësimdhënësi Hysen Ademi, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, rasti është adresuar në Komisionin Diciplinor në kuadër të Lëvizjes, me kërkesë të kryetarit të Qendrës, Besim Muzaqi.
Ky rast është trajtuar me prioritet nga Komisioni Diciplinor i cili ka marrë vendim që: – Hysen Ademi, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i pezullohet statusi i anëtarit në Lëvizje VETËVENDOSJE!”, thuhet në reagim./Express/