Një burrë nga Prishtina ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia, ndërkaq më vonë ka pranuar informatën se ajo gjendet në shtëpinë e një mashkulli
Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin në 24 orësh.
“Ankues i mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia dhe se më vonë ka pranuar informatën se ajo gjendet në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar”, thekson raporti.
Po ashtu, është bërë e ditur se të gjitha palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt.