Një e mitur nga Gjilani ka deklaruar dje në polici se është dhunuar nga një mashkull.
Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjilan, më 28.08.2020 viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të mbrojtësit të tij, pastaj me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.