Futbollisti slloven Ozbej Kuhar do të jetë transferi i radhës te skuadra e Feronikelit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtari për media i klubit nga Drenasi, Erlind Krasniqi.
“Po marrëveshja është arritur me futbollistin në fjalë dhe ka mbetur vetëm prezantimi me fanellë të klubit”.
“Aktualisht futbollisti gjendet në Kosovë dhe shumë shpejt do të bëhet edhe prezantimi i tij”, u shpreh ai.
Deri më tani Feronikeli është përforcuar edhe me futbollistët: Argjend Bardhi, Marclei Santos, Ilir Avdyli, Bedri Greca dhe malazezin Marko Milickovic.