Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka konfirmuar rikthimin e saj në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo në Konventën e PDK’së, ku ka ftuar për fjalën e tij kandidatin për kryetar, Memli Krasniqin ka thënë se po kthehet në PDK.
“Ndër i veçantë për mua që t’i ribashkohem familjes time politike, PDK’së”, tha Vlora Çitaku.
Ndërkohë, shefi i deputetëve të PDK’së, Abelard Tahiri sot gjatë ditës e ka konfirmuar se Çitaku do të jetë pjesë e lidershipit të PDK’së.