• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

E konfirmon Abdixhiku: Do të jem kandidat për kryetar të LDK-së

08/03/2021 - 19:41:09
E konfirmon Abdixhiku: Do të jem kandidat për kryetar të LDK-së

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku u shpreh se anëtarët e këtij subjekti politik i kanë bërë kërkesë që ai të jetë kryetar i ardhshëm.

Lexo më shumë

T’përbashkuar në marrëzi

T’përbashkuar në marrëzi

May 17, 2025
9
Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

May 17, 2025
10

“Përtej mbështetjes së votuesve që mora sërish, ditëve të fundit nga anëtarë e mbështetës të LDK-së kam marrë kërkesë për t’i prirë ndryshimit të madh. Përveç konsideratë, ky është nderim. Thirrjet më vijnë nga delegatë, veprimtarë e votues nga të gjitha qytetet e Kosovës; nga të gjitha gjeneratat e kontribuesve; nga të gjitha rajonet. Më 14 mars, do ta pranoj këtë kërkesë e këtë propozim si privilegj dhe si përgjegjësi”, shkroi ndër të tjera ai.

Njoftimi i plotë:

Po, do të jem kandidat!

Më 14 shkurt morrëm rezultatin më të rëndë historik. Me vetëm 12.6% e me vetëm 110 mijë vota, u renditëm në pragjet më të ulëta politike. Ishte ndëshkim nga njerëzit tanë, nga qyetarët e vendit tonë, nga të njëjtit që dikur na kishin dhënë besim. E rëndë është rënia, por, më i pafalshëm do të mbetej mosreflektimi i thellë i yni në rrugëtimin tonë përpara. Ky rrugëtim kërkon ndryshim!

Mburrja jonë ndërtohet mbi të shkuarën; prandaj, ne e falenderojmë dhe e nderojmë secilin për shërbim. Por, e shkuara s’na mjafton më! Përpjekja jonë politike duhet t’i qëndrojë të sotmes. Reformat duhet ta projektojnë të ardhmen. Ato duhet të jenë të thella dhe të pashmangshme. Shtyllat tona ideologjike i mbijetojnë kohës – njerëzit jo!

Shtëpia jonë politike duhet të ringritet e të përfaqësojë sërish vendin tonë të mbarë e të mirë me njerëz të ndershëm, të zgjedhshëm, të dijshëm, punëtorë e kredibil. Mendjet tona të brendshme duhet të forcohen e dyert tona duhet të hapen për secilin me mendim të lirë e kritik e me vullnet për shërbim ndaj vendit. Përpjekja jonë vazhdon sepse ideja jeton. Dhe, kur ideja jeton, ringritja është e pashmangshme; s’ka se si të jetë ndryshe.

Përtej mbështetjes së votuesve që mora sërish, ditëve të fundit nga anëtarë e mbështetës të LDK-së kam marrë kërkesë për t’i prirë ndryshimit të madh. Përveç konsideratë, ky është nderim. Thirrjet më vijnë nga delegatë, veprimtarë e votues nga të gjitha qytetet e Kosovës; nga të gjitha gjeneratat e kontribuesve; nga të gjitha rajonet. Më 14 mars, do ta pranoj këtë kërkesë e këtë propozim si privilegj dhe si përgjegjësi.

Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nuk do të ketë marrëveshje; s’duhet të ketë! Do të ketë garë dhe garë të drejtë e me votë të fshehtë. Na duhet një proces zgjedhës demokratik për të mbajtë një standard të lartë politik. Le të vendoset lirë. Veç LDK mund ta bëjë një gjë të tillë!

Natyrisht se ka të tillë që – përkundër rezultatit të tanishëm – vazhdojnë të insistojnë në mosndryshim dhe se çdo ndryshim e refuzojnë ekzistencialisht. Nuk i kuptoj; i pres, por s’i mirëpres. Gjithsesi i respektoj për mendim. Unë, megjithatë, rrugën përpara e shoh ndryshe. Dhe në këtë rrugë pres zgjim. Zgjiim të shumicës për rikthim sepse në rënie s’mund të rrimë të qetë për asnjë çmim.

Prandaj, deri në ditën e Kuvendit, i ftoj të gjithë bashkëmendimtarët në LDK, të gjithë veprimtarët aktiv, të gjithë njerëzit e vullnetit për ndryshim që të më bashkangjiten e të ecim së bashku në këtë rrugëtim të ri.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

T’përbashkuar në marrëzi
Lajme

T’përbashkuar në marrëzi

May 17, 2025
9
Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë
Lajme

Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

May 17, 2025
10
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që deputetët të mblidhen një herë në javë

May 17, 2025
20
Kancelari gjerman Merz nga samit europian dërgon porosi për Rusin e Putinit
Lajme

Kancelari gjerman Merz nga samit europian dërgon porosi për Rusin e Putinit

May 17, 2025
11
Blerim Kuçi e braktisë AAK-në dhe i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës
Lajme

Blerim Kuçi e braktisë AAK-në dhe i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës

May 17, 2025
10
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 17 në Kuvendin e Kosovës

May 17, 2025
6
Next Post
10 vjet nga nisja e dialogut teknik Kosovë-Serbi

10 vjet nga nisja e dialogut teknik Kosovë-Serbi

Më të fundit

  • T’përbashkuar në marrëzi
  • Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë
  • Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që deputetët të mblidhen një herë në javë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi