Ka ndërruar jetë nxënësi i Shkollës Fillore “Dardania” në Prishtinë, Amar Gjota.
Lajmin e kanë konfirmuar në profilin zyrtar të shkollës në Facebook.
“Me dhimbjen më të thellë shpirtërore ju njoftojmë se ndërroi jetë nxënësi i shkollës sonë Amar Gjota, klasa VII/4. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Amarit dhe gjithë shkollës për këtë humbje të madhe!
U prehsh në paqe Amar! Do të na mungosh engjëll”, shkruhet në njoftim.
Këtë lajm e ka shpërndarë edhe kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.