Shumë qytetarë të Kosovës duket se kanë eskaluar në mos-bindje civile sa i përket masave antiCOVID-19.
Së fundi, Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë pasi i kishin shqiptar gjobë për mos-mbajtje të maskës.
Gjoba kishte të bënte pikërisht pasi personi nuk kishte mbajtur maskën. Nuk dihet nëse thjesht nuk e ka vendosur si duhet, apo nuk ka pasur fare.
Pas shqiptimit të gjobës, qytetarë ka kanosur dhe sulmuar policët, të cilët më pastaj kanë marrë tretman mjekësor.
“Rr. Remzi Hoxha, Ferizaj , 05.04.2021 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor derisa kishin qenë në kryerje të detyrës zyrtare zbatimin e planit – masat parandaluese për Covid-19. Të dyshuarit për mos mbajtje të maskës nga policët iu kishte shqiptuar gjoba dhe i njëjti në shenjë revolte kishte kanosë dhe sulmuar policët të cilët si pasoj kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.