Ndonëse nuk ka minoritete, Komuna e Drenasit ka befasuar me votimin e djeshëm.
Ndonëse në Drenas nuk ka minoritete, partitë e tyre kanë marrë disa vota, transmeton Magazina.al
Përveç PDK-së, e cila zakonisht fiton në këtë komunë, drenicasit e kanë votuar edhe Partinë Liberale Egjiptiane, e cila në Drenas ka marrë hiq më pak se 302 vota, apo 1.35 për qind.
Po ashtu edhe partia e boshnjakëve ka marrë disa vota në këtë komunë etnikisht të pastër, “Stranka Demokratske Akcije”, ka marrë 28 vota, transmeton Magazina.al
Pa vota nuk ka mbetur as partia e Aleksadër Jabllanoviqit, “Partija Kosovskih Srba”, ka marrë 23 vota, ndërsa “Lista Serbe” në Drenas ka marrë vetëm dy vota./Magazina.al/