Një tullë ‘e zgjuar’ që kushton mjaft lirë do të prodhohet dhe do të shërbejë për të prodhuar elektricitet si një bateri.
Kjo tullë shihet nga ekspertët si materiali ndërtues i së ardhmes.
Kërkues nga Washington University gjetën një mënyrë për t’i bërë tullat e kuqe karikues energjie.
Tulla e kuqe është një nga materialet më të lira dhe më të hasura në ndërtim sot dhe ka qënë e tillë për mijëra vjet.
Duke shtuar një shtresë polimerësh, kërkuesit mundën ta transformojnë atë në një pajisje që ruan elektricitetin dhe ka mundësi të fuqizojë me energji një llambë LED