Në shatin Vranisht të Himarës, dy vëllezër kanë goditur fizikisht me sende të forta 3 punonjës të policisë, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallzimin e një koflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.
Një prej vëllezërve është arrestuar e ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
Njoftimi i plotë:
Himarë, Vlorë
Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, Policia ka vënë në pranga një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.
Në fshatin Vranisht, Himarë, shtetasi M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim