Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur dje në Kosovë, një në Rahovec dhe një në Ferizaj.
Policia ka njoftuar e po heton vdekjen e një burri në Rahovec. Ai është gjetur pa shenja jete.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në Ferizaj një grua dyshohet se ishte rrëzuar në oborrin e saj dhe kishte pësuar lëndime trupore. E njëjta është konfirmuar ka ndërruar jetë.
“Është raportuar se viktima femër kosovare nga familjarët ishte sjellë në QKUK për trajtim mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se ishte rrëzuar në oborrin e saj dhe kishte pësuar lëndime trupore.
E njëjta është konfirmuar se me 17.04.2020 ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.