Policia e Kosovës po heton dy vdekje në raste të ndara të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në raportin e Policisë, thuhet se në Istog një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në një fushë, ku më pas vdekje e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Istog / 14.10.2024 – 13:30. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në arë/fushë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.
Arrestohet një person në Banjskë të Zveçanit, policia i gjeti armë e një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe
Kurse në Pejë është gjetur një person pa shenja jete, ku po ashtu vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, raporton gazeta online Reporteri.net.
Po ashtu, bëhet e ditur që sipas familjarëve të tij, viktima kishte probleme mentale.
“Pejë / 14.10.2024 – 07:25. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa identifikimi i tij është bërë nga familjarët sipas të cilëve viktima kishte probleme mentale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet më tej në raport.