Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes dy vajzave në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, që ka përfunduar në një konflikt fizik mes tyre.
Në pamjet e publikuara nga “JOQ”, shihen dy vajzat që rrihen me shkelma dhe kapen prej flokësh. Njëra prej tyre e gjuan tjetrën me taka. “Hajde ma thuaj në sy po ta mbajti”, shprehet njëra.
Ndërsa tjetra i përgjigjet: “K… je, copë e k…. je”. Në një moment shihet teksa ndërhyn një djalë që t’i ndajë vajzat. Më pas, njëra prej tyre futet në një makinë luksoze.