Dy persona kanë mbetur të vrarë nga gjuajtjet me armë zjarri në Vushtrri.
Dyshohet se , pronari i një furre në Vushtrri ka vrarë punëtoren e tij, e më pas edhe vetën.
Dyshimet për të shtënat me armë, për Klankosova.tv, i ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni.
“Dyshohet për të shtëna armësh”, tha shkurt ai.
Telegramisot ka kontaktuar me policinë, por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.