Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një ndejë në Nju Jork.
Policia në qytetin Roçester tha se kur zyrtarët policorë shkuan në vendin e ngjarjes, panë rreth 100 njerëz që vraponin në rrugë.
“Kjo është vërtet një tragjedi me përmasa epike”, tha komandanti në detyrë i policisë rajonale, Mark Simmons.
Ende nuk është arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast dhe nuk dihet motivi i sulmit, shkruan BBC
Sipas policisë, viktimat e sulmit janë një djalë dhe një vajzë të moshës mes 18 deri në 22-vjeçare. Asnjëri prej 14 personave të plagosur nuk është në rrezik për jetë.
Kjo ndejë ishte mbajtur pavarësisht se autoritetet në shtetin e Nju Jorkut e kanë ndaluar organizimin e tyre për shkak të pandemisë.