Një plagosje ka ndodhur para pak minutash në qendër të Pejës. Atje kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve kalimtar rasti, raporton Telegramisot.com
Rastin për Telegramisot.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit, deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast.
“Rreth orës 12:20, në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit.
Të dy janë derguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njësitët kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar”, ka thënë Gashi.