Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Zahaq të komunës së Pejës. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin për Telegraminsot e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Një vetaksident ka ndodhur në orën 16:30 në fshatin Zahaq, si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit”, ka deklaruar Rugova.