Dy persona janë lënduar në aksidentin në Veternik disa minuta më parë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 15:30, në lagjen Veterrnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore.
Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.