Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi në gjendje të dehur kanë sulmuar një zyrtar policor.
Viktima nuk ka pësuar lëndime. Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i policisë:
Pejë, 23.10.2021 – 22:59. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që nën ndikim të alkoolit kanë kanosur dhe sulmuar zyrtarin policor-viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.