Në sirtarët e moteve do rrinë paqësisht kujtesa dhe pengu i kohëve që po kalojmë! Vendi ynë ka kohë që nuk po e gjen rahatinë funksionale, qoftë si politikë, qoftë si pushtetbërje.
Ne kemi mbetur shtet i ri edhe pse mosha po na i hanë dekadat. Partitë politike kanë zënë mykjen e klasës dhe nuk ia kanë arritur të dalin prej klisheve lider apo kastë. Ky peng i llojit është fatura që po paguajmë. Deri kur, nuk e dimë!
Zgjedhjet e 6 tetorit u panë nga të gjithë një shpresë e përmbushur. Për opozitën ato erdhën si shpërblimi i një babadimri mbetur diku rrugës, por që ishte nisur të sillte dhuratën e tij për një vit të ri me urimin: të ishte i mbarë!
Pozita dallonte në pritshmëritë e saj. Perceptimi qytetar ishte se PDK tashmë ndjehej e lodhur nga pushteti dhe sikur mezi priste të binte gongu! Gjithçka e saj ishte topitur nga jetëgjatësia në pushtet, gjithka tashmë ishte vetëm konjukturale, gjithçka ishte përtej mundësive të saj.
Lidhja me bazën ishte shkëputur në të shumtën e rasteve dhe aty ku kishte mbetur ishte në dyert e një armiqësie të gatshme për t’u zgjuar. Klientelizmi kishte zënë radhën, sa as servilosja krejt e pabrekë më nuk bënte punë. PDK si fund lexoj mirë orën e historisë që po binte në murin e saj me narrativë epitafi.
Kjo e kuptuar ngjalli pragmatizmin në kryetarin e saj dhe po përçapet të ndaloj rrjedhen e zhvillimeve vegjetuese. E përkohshmjae saj e re akoma nuk e ka gjetur tehun e zhvillimeve. Udhëkryqet e shumta brenda saj duan kohë për t’i qartësuar rrugët e rebuset. Edhe pse në pafuqinë e vet ndaj të fortëve të saj, ajo nuk mund e nuk duhet të mbetet peng i disa kokrrave drejtuese të cilët e kaluara i ngarkon me përgjegjësi.
Kjo shkuarje në opozitë duhet t’i ndihmoj për katarsisin e brendshëm. Katarsisi do kohë dhe opozitarizmi do ua jep atë mjaftueshëm, uroj të mos ua jep me tepri! Kryetari Veseli e ka kohën e artë para vetes. Pushteti në ardhje do nëpërthumbohet dhe kjo nëpërthumbosje do rrezatoj pozitivitet pikërisht për PDK-në. Absurd në vete. Po a nuk janë realitetet plot absurditete? Këtij absurditeti do rritet sadopak përformanca e e opozitës së re!
AAK edhe pse e krijoi narrativën e besimit në fitore për aureolë, brenda vetes të shumtën besonte një rritje dy tre përqind. Temat me të cilat u la i vetëm të përballej z.Haradinaj ishin përtej mundësive të tij. Ai nuk u la i vetëm pse Presidenti dhe aleatët e PAN-it donin të abstenonin, por z.Haradinaj sikur po shkonte kundër historisë ku ata vetnumronin mbetjen e tyre.
Historinë në ardhje e kishin prodhuar mardhënjet krejt specifike, të cilat i ishin rezervuar Kosovës sa për vet rrugëtimin e saj drejt çlirimit dhe bërjes shtet, sa për vet dilitantizmin e treguar në trajtimin e çështjeve krejt kurciale e jetike për qenësinë tonë nga vet elita e saj! Lehtësia me të cilën ishin marrur vendime dhe ishin pranuar zgjidhje nga lidershipi ynë në këto dy dekasa, kishte hapur llogaritë e Kosovës deri në heqje brekësh.
Kthimi i kësaj në normalitet qenësie,shtet në vendimarrje, ishte kostoja që pagoi kryeministri Haradinaj. Kjo qenësi, shtet në vendimarrje, e vuri atë në përplasje direkte me politikat e tendencave të zgjidhjeve pa kriter sa për t’u bërë fakt i kryer!
I mbetur në vetminë e pamerituar Kryeminstri humbi busullën dhe si një luftëtar i rexhur ai ndrroi pozicion. Dërgimi i vendit në zgjedhje e nxori atë nga margjinat ku tjerët deshën ta gozhdonin. Përgjatë këtyre zhvillimeve, pushtetimi i kryeministrit ndikuar nga axhendat e jashtme dhe temat e mëdha, lëngoi si më keq. Veçuar disa vendimeve të mëdha qeverisja e tij ndihmoi energjitë për ndryshim nga ku fituan LVV dhe LDK!
Të tjerët, duke filluar nga NISMA e tutje të gjithë me radhë, nëshkruan fatin e zhbërjes, duke menduar se koha kishte punuar për ta! NISMA e ndikoj humbjen e saj me përdojen nën delir të pushtetit të madh që përfitoj padrejtësisht. Derisa Nisma të paktën i mbijetoi si parti pasojave të pushtetit jomeritorë, AKR u rrëzua tërësisht nga kjo, ajo u zhbë rrugës. PSD dëshmoi për Historinë se si nuk duhet të bëhet politikëme çka dëshmoi se përshtatja pa sens dënohet nga elektorati. Të vetkënaqur me pozicionin që fituan nga ndarja me LVV-në, dhe delirin e të ndjerit zot shtëpiepa shtërngimin matrica Albin dhe Vetvendosjedheduke dëshiruar të tregojnë klasen si të ndryshmen e vet, ata harruan elektoratin prej ku vinin e për cilin duhej të ishin aty!
Të gjithë mësojmë, por e mira është të mësojmë me kohë!
Dy vitet e opozitarizmit gati të përbashkët nuk mjaftuan të zhduknin dallimet dhe armiqësitë mes LVV-së dhe LDK-së. Sa herë që ato provuan të afroheshin diçka e prishte klimën e mirë. Ndoshta mospranimi i primatit të tjetrit! Kjo bëri që bashkëpunimi i tyre të mbetej vetëm brenda domosdosë e në tepmperatura të akullta. Megjithatë, sado të akullta të kenë mbetur mardhënjet e tyre, ata gjetën njëri tjetrin te qëllimi pushtet. E çuditshme se sirefuzuan të mësonin se PAN-i në vetvete përfundoi nga pushteti içakorduar dhe i urryer. Armiqësitë brenda PAN-it i bëri institucionet të pabesueshme dhe të përdorshme, ndaj ato i kthyen në sektare, të llojit e për llojin. Kjo sjellje prej heretiku në armiqësi të brendshme e bëri PAN-in papranueshmëri vijuese edhe elektorale dhe pikërisht kjo papranueshmëri masash i dha fitoren VV-së, pa edhe LDK-së.
Në politikë nganjëherë determinojnë rrethanat më shumë se sa interesat. Ky është një mësim i vështirë.
Sikur u pa këtyre ditëve Isa Mustafa përdori Ruletin Rus si mjetin fundor të një marrveshjeje. Cili do jetë rezultati i këtij ngerçi që prodhoi kjo sjellje prej hipokriti, bërje pushteti apo dështim koalicioni nuk e dimë.Por, ajo që mund të hamendësojmë me saktësi është se LDK nuk do të jetë më sikur ka qenë deri më tani. Tashmë, të gjitha çarjet brenda saj do shkojnë në një drejtim; çlirimi nga kasta e vjetër!
Për LVV-në dhe Albinin si timonier i saj,me zhvillimet e reja, shtrohet një detyrë e vështirë. Ai duhet të kujdeset që anijen e thyer ta kthej në ujëra të qeta. Shkuarja në zgjedhje të reja ka një rrugë për të bërë, ka edhe disa pengesa për të kaluar. Proceset e ngritjes dhe rënjes së pushteteve njohin sfida të tilla dhe legjislativi ka paraprë edhe rrugëtimet për to. Ka lënë shtigje të hapura për ta mbeshtetur secilin veprim që del si nevojë ecjeje ligjore.
Zgjedhjet janë ujërat që qetësojnë skenat politike, por Albini dhe LVV nuk duhet të harrojnë se ka ujëra edhe të turbullta. Se çfarë ato mbajnë brenda është mirë të mësohet para se të pësohet! Para se LVV dhe LDK t’ua mësyjnë zgjedjeve të reja duhet të maten mirë. Përtej-serrnishta ku kanë dalur kësaj radhe i ka bërë goxha të pabesueshëm, veçanarisht për pandershmërinë e tyre.LDK edhe mund të gjej aleatë e mbështetje për krejt këtë që po bënë, deri sa LVV-së i imbetet vetëm një derë; elektorati!
Në politikë edhe dështohet, kjo mund t’i ndodhë edhe LVV-së kësaj radhe, meqë sikur duket ka edhe një dorë përtej nesh e cila në padukjen e saj po na jep rezultate të prekshme. Rreth asaj dore dhe me të edhe mund të jetë një pranueshmëri krejt e detajuar për ta dështuar LVV-në. Por, një gjë nuk e dështojnë dot, zhgënjimin qytetar, dhe ai në këtë bashkim a në një tjetër është këtu për ta bërë ndryshimin!
Për opinionin deri diku mund të kuptohet papërvoja e LVV-së dhe njëjtësimi mëtues i saj “ofertë të realizuar përmes pushtetit të pushtuar”, por LDK e ka të vështirë të kuptohet.
LDK ka patur në drejtim gjithë institucionet e vendit nëpër mandate të ndryshme. Derisa z. Rugova ishte gjallë posti i Presidentit quhej relikë e tyre të cilën e degraduan që me tendencen Daci dhe zgjedhjen e z. Sejdiu. Me këtë mund të themi se nuk është posti i Presidentit molla e sherit në këtë mes. LDK ka probleme tjera. Edhe ministria e brendshme është tym e mjegull koti. LDK e kishte ministrinë e brendshme, bilëz edhe të drejtësisë, dhe kishte për partner PDK-në e fuqishme dhe të gatshme t’i futej secilit proces. E vetmja është PDK-ja që ka patur ndër vite kapacitetet dhe pozicionin t’i garantonte LDK-së menagjim krejt autonom të MPB. Por edhe atëherë sikur edhe sot LDK nuk ka çka të jep me drejtimin e MPB. Të gjitha janë veç zhurmë!
LDK u frigohet proceseve që rrinë galuc e presin në dyert e Kosovës.
Është i pasaktë konstatimi i oponencës politike se Vetvendosja nuk guxon të qeverisë. Bolshevizmi që ajo ka gatuar në veten e saj për këtë dekadë e gjysmë egzistence i mjafton t’i futet secilit proces, por ajo nuk ka partner për të qeverisur! Është pikërisht LDK, ajo që nuk futet dot në proces edhe sikur t’ia jep LVV çkado që ajo kërkon nga qeverisja. Pa krahun e Luftës në bashkëqeverisje, ajo mërdhin nëpër procese.
Ajo e ka të qartë pozicionin që mund t’ia rezervoi historia nga kjo qeverisje. Sa më shumë të goditet krahu i luftës ajo do fundoset më thellë në batakun e së keqes. Gjykta e Hagës rri e mbushur me dëshmi edhe LDK-iste. Pozicioni i saj edhe në planin e keqbërjeve në këto dy dekada nuk ka komoditetin e LVV-së. Ajo nuk është një krijesë e re dhe pa hipotekën e së shkuarës sikur LVV-ja, ajo vjen nga e kaluara, dhe po t’i hapë tefteret e së shkuarës, të cilat do hapeshin domosdo me veprimin e fortë të LVV-së, hesapet i dalin keq.
Ndaj kujdeset kaq fort se si e me çfarë kapacitetesh po vie në pushtet. Nëse veç detyrimisht mbetet për të ardhur, ajo ka arsye të forta ta topis që në para ardhje tehun e goditjeve që po e aspiron LVV-ja përmes kapjes së resorëve, dhe nëse nuk ia del, atëherë mosbërja e qeverisë mbetet fitorja e hidhur e saj!
Shkruan: Blerim Muriqi