Brenda objektit të Postës së Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndodhur një përleshje fizike mes dy drejtorëve, shkruan Reporteri.net.
I përfshirë në këtë incident është ish-zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë nga NISMA Socialdemokrate, Faton Thaçi i cili aktualisht Drejtori i Operativës në Postën e Kosovës, Mësohet se ai është sulmuar nga Vedat Tahiri, drejtor i Shërbimeve Postare në Postën e Kosovës ndaj të cilit prokurori ka lëshuar vendim për mbajtje 48 orë.
Lajmin e kanë bërë të ditur për Reporteri.net burime brenda Policisë së Kosovës.
“Në Postën e Kosovës ka ndodhur një sulm ndaj një personi zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare ku ankuesi Faton Fazli Thaci me pozitë drejtor i Shërbimeve Postare në Postën e Kosovës ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari Vedat Tahiri me pozitën Drejtori i Shërbimeve në Postë”, ka thënë ky burim i Reporterit.
Po ashtu bëhet e ditur se ish-zëvendësministri Thaçi ka marrë trajtim mjekësor .