Ju informojmë se sot më 24.09.2019,në rrugën Nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran kanë ndodhur dy aksidente trafikut
Dy aksidente trafiku me të lënduar kanë ndodhur sot në rrugën Nacionale Prishtinë Pejë, në Komoran.
Luljeta Mehmeti-Quigley, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës ka thënë për Telegrafin se aksidenti i parë ka ndodhur në ora 08:30, në Komoran.
“Ka qenë vet-aksident ku vetura e tipit BMË, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, pastaj është rrokullisur. Në veturë kanë qenë dy persona, që të dy të lënduar. Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në ora 10:00, lokacioni i njejtë distance nga aksidenti i pare afërsisht 200-300m, dy vetura të përfshira Tiguan dhe Opel Corsa. Në automjetin e pare kanë qenë tre persona ndërsa në automjetin e dytë dy persona.