Policia e Durrësit njoftoi se ka shoqëruar në komisariat një 50-vjeçar pas publikimit në rrjete sociale të disa fotografive ku shihej një qen që tërhiqej zvarrë nga një veturë me targa shqiptare.
Policia e Shqipërisë ka arritur të identifikoj personin që në mënyrë mizore ka tërhequr zvarrë një qen.
“Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Renault”, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth”, lexohet në komunikatën e policisë.
50-vjeçari u procedua penalisht për veprën penale keqtrajtim i kafshëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vlen të theksohet se Faqja “Animal Rescue Albania” kishte publikuar fotografit të një veture duke tërhequr zvarrë një qen.
Fatkeqësisht qeni nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve dhe ka ngordhur.