• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Dumoshi: Të merret vendimi për vendosjen e shtatores së Anton Çettës

10/02/2020 - 15:18:30
Dumoshi: Të merret vendimi për vendosjen e shtatores së Anton Çettës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, si asambleiste e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, ka kërkuar sot që në mbledhjen e radhës të hyjë në rend të ditës vendimi për vendosjen e shtatores së Anton Çettës.

Përmes një statusi në Facebook, Dumoshi ka thënë se Kosova dhe Prishtina i kanë borxh Antonit, andaj duhet miratuar ky vendim për t’i gjetur vend Antonit në Prishtinë.

Lexo më shumë

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

June 2, 2025
9
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10

” Të dashur asambleistë, një monument për Antonin, duhet të na bashkojë të gjithëve në këtë jubile të dyfishtë për të dhe për trashëgiminë e tij të pasur e bashkuese”, ka shkruar Dumoshi.

Ky është postimi i plotë i Vlora Dumoshit:

Si asambleiste e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, kërkova që në mbledhjen e radhës të hyjë në rend të ditës vendimi për vendosjen e shtatores së Anton Çettës.

Sivjet është 100 vjetori i lindjes së Antonit dhe po ashtu 30 vjetori i Lëvizjes së madhe të pajtimit të gjaqeve.

Kjo lëvizje e madhe, që bashkoi djem e vajza, të ri e të vjetër u bë shtytja themelore për programin e mëvonshëm për liri, pavarësi dhe demokraci.

Për më tepër, kjo lëvizje bashkoi popullin shqiptar të Kosovës, që sot të jemi të lirë dhe të pavarur.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kosova dhe Prishtina i kanë borxh Antonit, prandaj sot kërkohet prej nesh, që të miratojmë një vendim për t’ i gjetur vend Antonit në Prishtinë.

Sepse kështu e ndreqim një gabim të madh.

Sepse kështu e bëjmë Prishtinën më të bukur.

Sepse kështu Prishtinës ia japim një monument, para të cilit, secili shqiptar do të ndihet krenarë dhe i lartësuar.

Figura e tij e humanizon Prishtinën dhe mund të bëhet një pikë orientimi për qytetin.

Figura e tij e fisnikëron Prishtinën dhe i jep dimension etik kryeqytetit të Kosovës, për të cilën ai punoi me dashuri dhe përkushtim.

Të dashur asambleistë, një monument për Antonin, duhet të na bashkojë të gjithëve në këtë jubile të dyfishtë për të dhe për trashëgiminë e tij të pasur e bashkuese.

Kosova sot ka nevojë për frymën e tij.

Prishtina sot ka nevojë për figurën e tij.

Prandaj ju ftoj që të bashkohemi sipas filozofisë së Antonit dhe për të mirën e brezave që do të vijnë.

Me urti e mirëkuptim, për të mirën e përbashkët.

Nëse sot i japim udhë kësaj pune, kryeqytetit tonë do t’ i japim një monument madhështor të urtësisë, dashurisë dhe përbashkimit

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

June 2, 2025
9
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10
Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
Lajme

Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave

June 2, 2025
7
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Arrestohet një polic dhe dy qytetarë: Polici ishte i suspenduar për një rast tjetër

June 2, 2025
16
Tërmet në Kroaci
Lajme

Tërmet në Malin e Zi

June 2, 2025
5
Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105
Lajme

Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105

June 2, 2025
4
Next Post
S’ka ma Vetëvendosje ! Kurti duhet me i kërkue falje familjeve Balaj e Xheladini

S’ka ma Vetëvendosje ! Kurti duhet me i kërkue falje familjeve Balaj e Xheladini

Më të fundit

  • Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
  • Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës
  • Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi