Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka bërë të ditur se subjekti që e drejton do të qëndrojë në seancën ku votohet për ta bërë Vjosa Osmanin presidente.
Sociologu Dukagjin Gorani ka thënë se pajtohet me këtë vendim të LDK-së.
Në Klan Kosova, ai ka theksuar se një hap i tillë i jep fund agonisë politike në vend.
“Unë pajtohem me atë që e ka bërë Lidhja Demokratike e Kosovës sot, pajtohem me faktin se vendimi i tillë në një mënyrë i jep fund agonisë”.
“Duhet të kemi institucione funksionale që të mund t’i kthehemi vlerësimit përmes veprave dhe efikasitetit – e jo që të gjitha këto me u bë përmes një gare të pafund të procedurave”.
“As qeveria dhe as presidenca nuk janë institucione që duhet të gjykohen përmes këndit procedural dhe për fat të keq ka 4-5 vjet që bëhet kështu”.
“Me vendimin e sotëm të LDK-së i hapet udhë diçkaje që është dashur të jetë përqendrim i gjithë shoqërisë – sa janë këto institucione në gjendje ta përmirësojnë mirëqenien e shoqërisë”.